U tha se do të largohet nga “Portokalli”, por Xhemi nuk i ‘ndahet’ kolegëve

Edhe pse lajmi se moderatorja e njohur, Xhemi Shehu dha dorëheqjen nga drejtimi i programit ‘Portokalli’ bëri xhiron e rrjetit, duket se ajo vazhdon të ndajë po të njëjtën kohë me kolegët e saj. Së fundmi ajo ka ndarë një foto duke darkuar krah aktorëve te humorit, Ledio Lako dhe Albana Perhati, krah së cilës ka shkruar: “Ja dhe kjo punë mori fund”.

 

Pas këtij momenti nuk ka munguar as përgjigja e partnerit të saj televiziv, Salsano Rrapi, i cili ka ndarë një foto krah regjisorit të ‘Portokalli’, Altin Basha dhe bashkëshortes së tij. “Rubrika thashetheme 2. Ja dhe këto 2 punë morën fund”, ka shkruar Salsano krah postimit ku duket se po shijon darkën në një tjetër vend.

 

Ndonëse Xhemi u largua nga programi duket se vazhdon të gëzojë një raport shumë të mirë me të gjithë stafin me të cilin ka punuar për vite të tëra në ekranin e ‘Top Channel’. Këtë e tregojnë edhe postimet e ndryshme të tyre, duke zbuluar kohën që kalojnë bashkë. Kujtojmë se programi ‘Portokalli’ do të vazhdojë të transmetohet në ekranin e ‘Top Channel’, ndonëse nuk dihen ende emrat të cilat kanë dhënë dorëheqje nga formati, ashtu siç është përfolur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...