Studimi: Nëse konsumoni ushqim pas orës 18:00, shanset për t’u shëndoshur janë të larta

Njerëzit që hanë pas orës 18:00 kanë më shumë mundësi të shtojnë peshë, sepse konsumojnë më shumë kalori dhe kanë një dietë jo të shëndetshme, zbulon një studim i fundit.

 

“Daily Mail” citon studiuesit që janë marrë me studimin, të cilët janë shprehur se këta njerëz shtojnë peshë sepse priren ta lënë veten shumë të uritur gjatë ditës dhe në mbrëmje hanë më shumë se ç’duhet dhe se ç’kanë nevojë për shkak se janë të uritur. Ndërsa ata që hanë gjatë ditës janë aq të ngopur sa të mos e teprojnë në mbrëmje.

 

Studiuesit nga Universiteti “Ulster” në Irlandën e Veriut, vëzhguan më shumë se 1,100 të rritur si pjesë e Sondazhit Kombëtar të Dietës dhe Ushqimit. Sondazhi filloi në vitin 2008 dhe mblodhi informacione të hollësishme mbi konsumin e ushqimit dhe mbi marrjen e lëndëve ushqyese.

 

Vullnetarët, të moshës 19 deri në 64 vjeç, u pyetën për kohën kur hanin vaktet dhe për zgjedhjet ushqimore që bënin.

 

Nga kjo, rezultoi se ata që hanin 30% ose më pak të ushqimit të tyre gjatë natës, konsumonin më pak kalori në përgjithësi se çdo grup tjetër. Ndërsa ata që hanin gjysmën e kalorive të tyre natën kishin më shumë mundësi të shtonin peshë dhe të konsumonin ushqim me më pak vlera ushqyese.

 

Qelizat janë programuar në mënyrë të tillë që e dinë se kur duhet të shpenzojnë energji duke marrë ose duke përdorur lëndë ushqyese specifike. Metabolizmi e tret më ngadalë ushqimin kur konsumohet ushqim në kohë të ndryshme. Kjo çon në ruajtjen e yndyrës shtesë dhe si rrjedhorë, njerëzit shëndoshen.

 

Studimi zbuloi se sa më i madh të ishte ndryshimi i kohës midis vakteve gjatë ditëve të javës dhe vakteve gjatë fundjavës, aq më shumë mundësi kishte që njerëzit të ishin mbipeshë. Konsumimi i ushqimit tre orë e gjysmë më vonë gjatë fundjavave shkaktonte shtimin në peshë, ashtu siç ndodhte edhe kur mëngjesi konsumohej në orën 11:30 në krahasim me atë në orën 08:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...