Ndahet nga jeta ish-deputeti i Shqipërisë

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Parlamentit të parë Pluralist të Shqipërisë, Ndue Totrraj. Totrraj u nd a nga jeta pas një bet eje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen e rëndë që e shoqëroi për disa vite, ndërsa ka qenë i kandiduar edhe disa herë si drejtues vendor në Bashkinë e Rrëshenit. Lahjmin e ka bërë të ditur gaztari Gjergj Marku, i cili shkruan se ish-deputeti ka lënë pas një artiste të talentuar siç është vajza e tij Rigelda, e cila është pjesë e ansamblit të Mirditës.

 

“Per te ngushelluar valltaren tone, per ndarjen nga jeta te babait te saj, ing. Ndue Totrraj!… (GELDA, valltarja e talentuar dhe vajza e dashur per gjithe familjen tone artistike, (Ansamblin Mirdita), humbi sot prindin e saj te shtrenjte, babain, inxhinier Ndue Totrraj, pas nje beteje me semundjen e rende qe e ka shoqeruar prej disa viteve. Me gjithe sakrificen e madhe dhe stoicizmin e rralle per ta mposhtur te keqen deri ne dekikun e fundit, optimizmin e tij dhe te familjes, nuk arriti tia dale dot, per tu ndare nga jeta ne moshe te parakoheshme.

 

Ndue Totrraj, ben pjese tek plejada e shkelqyer e inxhiniereve me kontribute te spikatura ne mineralogjine e Mirdites, por dhe si intelektual dhe veprimtar shoqeror e politik. Ai ishte dhe deputet i Parlamentit te Pare Pluralist te Republikes se Shqiperise si dhe i kandiduar per drejtues vendor per bashkine e Rreshenit. Po ashtu me detyra si drejtues institucionesh vendore dhe rajonale.

 

Nderkohe, si drejtues i kultures, me duhet te them e te shpreh mirenjohje pa cak, per faktin se ai dhe familja e tij, na dhuruan nje artiste te talentuar te valles se Mirdites qe ne femijeri, Rigelden, e cila u be pjese e dashur e familjes sone te madhe artistike, si kercimtare dhe hokatare e kandshme, nje femije dhe vajze e re e devotshme, qe per idil kishte familjen dhe babain e saj te mrekullueshem.

 

Jemi pjesemarres me shpirt ne dhimbjen qe po perjeton familja, ndaj ngushellime te thella me besimin se do te dijne t ’ia dalin per te qene me te forte, duke e patur busull orientimi shpirtin e tij te paepur e human, qe tash e tutje ndrit nga qielli per familjen, te aferm, miq e shoke, por dhe komunitetin qe e ka dashur dhe vleresuar si mirditas dinjitoz”, shkruan gazetari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...