HYRJELAJMEPOLITIKËKryeministri i quajti “humbës kronikë”, vjen kundërpërgjigja e Kryemadhit ndaj Ramës

Kryeministri i quajti “humbës kronikë”, vjen kundërpërgjigja e Kryemadhit ndaj Ramës

Gjatë fjalës së tij për zgjedhjet e ardhshme, kryeminstri Edi Rama i quajti kundërshtarët politikë “humbës kronikë”.

 

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foto me të rinjtë e partisë që drejton, ajo thotë se

 

“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës.”

 

Rama sot kërkoi nga Elbasani një mandat të tretë qytetarëve, ndërsa tha se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai.

TE TJERA

spot_img