Humb jetën gjatë xhirimeve aktori i njohur i ‘Lugina e Ujqërve’

Aktori i famshëm Haldun Boysan, i njohur për rolin e tij në serialin “Lugina e Ujqërve”, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një sulmi në zemër gjatë xhirimeve të serialit “Maria dhe Mustafa”.

 

Siç mësohet nga mediat turke, Haldun Boysan, ose, siç e njihnin të gjithë me emrin ‘Tombalacı’, humbi jetën në hotelin ku po qëndronte në Ürgüp, Nevşehir.

 

Sipas raportimeve të para, mësohet se aktori nuk i ishte përgjigjur grupit që priste të vijonte xhirimet. Pasi shkuan në hotelin ku po qëndronte, disa kolegë të stafit që nuk arritën të komunikonin me Boysan, hynë në dhomën e hotelit dhe gjetën aktorin në gjendje të rëndë. Ekipi mjekësor që erdhi në hotel e dërgoi menjëherë aktorin në spital, por përpjekjet ishin të kota.

 

Lindur në Ankara, më 6 korrik 1958, Boysan u diplomua në Kolegjin TED, Ankara, dhe Universitetin e Ankarasë, Fakulteti i Histori-Gjeografisë, Departamenti i Teatrit.

 

Boysan punoi në Teatrin e Ankarasë dhe Teatrin e Stambollit. Duke dubluar në anglisht dhe turqisht, fitoi çmimin e aktorit më të mirë mbështetës në Festivalin e 11-të të Filmit në Ankara, në 1999, për interpretimin në filmin “Gemide”.

 

Pas vdekjes së Boysan, me dhjetëra kolegë e miq kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...