Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 20 vjeçari

787

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mamurras, ku një i ri ka mbetur i vdekur. Bëhet me dije se një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 20-vjeçari i identifikuar si R. Peskura.

 

20-vjeçari ishtë duke udhëtuar me motor ku u përplas me automjetin, ndërkohë që ende nuk është identifikuar drejtuesi i mjetit.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet në lidhje me shkaqet e aksidentit të rëndë që i mori jetën 20-vjeçarit./faxweb

Lexo edhe:   VETËHELMOET 73-VJEÇARI NGA SHKODRA, MISTER ARSYET