Rama bën Veliajn për ujë të ftohtë para të gjithëve

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë qenë në Petrelë për inspektimin e një shtëpie të rindërtuar pasi u prish nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

 

Gjatë vizitës në shtëpi, Rama i dhuron djalit të vogël të shtëpisë një pako dhuratë me sende për vitin e ri shkollor, ndërsa Veliaj i dhuron një kuti me tortë zonjës së shtëpisë.

 

Teksa ulen për të pirë raki, tradite për qerasje kur vinë miq në shtëpi, Veliaj i drejtohet me termin “princeshë” vajzës së vogël në familje, ku i menjëhershëm ishte reagimi i Ramës duke i thënë Veliaj se mos të merret më me terma bukurie, pasi herën e fundit që tha se çunat janë zdrromsa, u kryezua nga publiku dhe media:

 

Edi Rama: Mos hy me këto i bukur, i shëmtut se na more në qafë. Siç the çunat janë zdromsa, e tashi të janë qep të gjithë ty. Mos i hy mo ktij muhabeti se nga nagtërron kot.

 

Erion Veliaj drejtuar zonjës së shtëpisë: Po pse mi mome nuk janë gratë më të ftillume?

 

Edi Rama ndërhyn sërish: Po kjo është tjetër gjo, çunat janë të mirë, gocat janë më të mira, por jo zdrromsa!

 

Situatë kjo të cilën Veliaj dhe të tjerët e kaluan me të qeshur, ndiqni videon:

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...