Nusja e nipit të Enver Hoxhës publikon letrën: Na fal o Enver ishin më mirë në kohën tënde!

Këngëtarja, Rezarta Shkurta, e cila është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, ka publikuar në rrjetet sociale një letër drejtuar ish-dikta torit.

“Na fal Enver”, Rezarta Shkurta publikon letrën drejtuar

Qytetari që ka shkruar letrën shprehet se dikur e urr ente ish-dik tatorin dhe kërkonte të ishte i lirë, si një qytetar i vendeve perëndimore, ndërsa sot i penduar i kërkon falje.

“Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam ur ryer Enver, të kam ur ryer. Si një i ri që donte të ish i lirë, i lirë të blinte një makinë, i lirë të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët.

I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte, i lirë të shikoja më shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë sh alë femrash.

Ndaj, kur vdi qët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona, Por, u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë, jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë.

E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si dro ga, bi xhozi.

E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem, më duhen para; para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vde kja ime.

Më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua.

Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhëmbë të deformuar betoni.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...