Largoni njollat e djersës nga veshjet e bardha me këtë metodë të thjeshtë

Shpeshherë këto lloj njollash janë të pamundura të hiqen, por ka një mënyrë për të ndaluar shkaktimin e tyre. Të gjithë e kemi provuar: bluza e bardhë e preferuar, që të rri aq bukur dhe shkon me gjithçka, ka filluar të tregojë ato njollat e pakëndshme nën sqetulla. Ehh, mundësia e menjëhershme është ta hedhësh në plehra, por është mirë të mos nxitohesh.

 

Mund t’ia heqësh njollat e verdha të djersës dhe të kesh sërish një bluzë a këmishë të bardhë që duket si e re. Para se të vazhdoni të ankoheni, po ju themi se ka një zgjidhje dhe nëse doni, mund ta provoni që tani!

 

Fillimisht, nis me dy përbërës: uthull dhe ujë. Është e thjeshtë.

 

Përziej dy pjesë të barabarta ujë dhe uthull në një shishe. Përzierjen shpërndaje në të gjithë hapësirën e njollës së verdhë në mënyrë që të eliminohet çdo shenjë e saj.

 

Lërë të veprojë për rreth 45 minuta deri në një orë. Pas kësaj, laje me ujë të ftohtë. Do të habiteni nga rezultati dhe nuk do të keni nevojë të përdorni zbutës.

 

Nëse sheh se njolla akoma nuk është hequr plotësisht para tharjes, atëherë përsëriste edhe një herë tjetër trukun e mësipërm derisa njolla e verdhë të jetë zhdukur plotësisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...