Pasi mbyllën kampin në Jalë, Monika Kryemadhi bashkë me drejtues të LSI-së ia shtrojnë për drekë me Ramush Haradinajn në Jug

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, së bashku me drejtues te LSI, janë fotografuar nga paparazzi duke ngrënë një drekë miqësore me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Jug të vendit.

 

Kjo drekë vjen dy ditë pasi Lëvizja Rinore për Integrim ka mbyllur kampin veror në Jalë, ku morën pjesë 160 te rinj nga Tirana, ndërsa gjatë të cilit kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku theksoi se kampi do të jetë edhe më i madh vitin tjetër.

 

Ndërkaq bëjmë me dije se ky nuk është takimi i parë miqësor mes Haradinajt dhe Kryemadhit për këtë verë, pasi edhe disa javë më parë ata u fotografuan në një tryezë së bashku në Durrës. Fotot dhe takimin në Durrës i ndau me ndjekësit Haradinaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...