Humb kontrollin e mjetit pasi po ecte me shpejtësi të lartë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë, ndërkohë që ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është zonë e banuar.

TE TJERA