Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë, zbulohet fotoja dhe emri i veçantë

Katy Perry është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e famshme dhe partneri i saj dhe partneri i saj, Orlando Bloom, janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove. Lajmi është publikuar nga UNICEF, organizata në të cilën Perry dhe Bloom shërbejnë si ambasadorë dhe është konfirmuar çifti i famshëm.

“Ne jemi shumë të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës sonë. Po ashtu, e dimë që jemi me fat, sepse jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa e jona”,- ka thënë çifti për UNICEF.

 

Këngëtarja 35-vjeçare dhe aktori 43-vjeçar kanë krijuar një faqe për donacione për të shënuar lindjen e vogëlushes së tyre, por të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të nënave të reja.

 

“Ne kemi krijuar një faqe donacionesh për të festuar ardhjen në jetë të Daisy Dove Bloom. Duke i mbështetur ata (UNICEF), po mbështetim një fillim të sigurt në jetë dhe një botë më të shëndetshme për çdo fëmijë”,- shkruhet ndër të tjera në deklaratën e çiftit për UNICEF.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...