Andrra Destani i ka bërë një dedikim tejet special bashkëshortit të saj, këngëtarit të njohur Sinan Hoxha.

 

Çifti feston 5-vjetorin e martesës. Andrra ka postuar disa foto në ‘Instagram’, nga dita e madhe kur kurorëzun edhe dashurinë e tyre, teksa krahas postimit ka bërë një dedimim romantik.

 

“5 vite me pare, ne altarin e dashurise u betuam mes emocionesh per lumturi te perjetshme, te cilen e deshmoj cdo dite pakursim. Kemi bekimin e zotit, per ajrin e dashurise qe frymojme dhe rrjedhen e pafundme te casteve qe se bashku perqafojme.

 

Je buzeqeshja ime qe kurre s’do te venitet, je loti im i gezimit! S’me tremb asnje dallge e jetes, sa kohe streha ime je ti! Jemi festa e jetes se njeri-tjetrit, gezuar dashuri,” shkruan Andrra në postimin e saj.