Rrëfimi rënqethës i familjes shqiptare: Jetojnë në stallë të lopëve, familja 6 anëtarëshe përjeton kulmin e skamjes

Fatmir dhe Lumnije Cakolli, nga Krileva e Kamenicës, bashkë me 4 fëmijët e tyre jetojnë në një stallë të lopëve, të improvizuar në shtëpi. Që të dy prindërit janë të papunë. Ata luten që të mos e përjetojnë edhe një dimër në këto kushte.

“Jemi metë pa ushqim edhe rrimë qashtu, nganjëherë rrimë qashtu, çka me bo…”, thotë ajo.

“Këtu gatuaj, këtu pjek, këtu flejmë, këtu vajza e djali mësojnë”, thotë Lumnija.

Kryefamiljari për të përditshmen kosovare “Zëri” thotë se nuk kanë ku të marrin as para në huazim, sepse nuk kanë pastaj si e kthejnë borxhin.

“Gjatë dimrit flemë të gjithë këtu bashkë të gjashtë anëtarët, në këtë hapësirë 4 me 4 metra. Është shumë ftohtë, këtu e kemi dhomë gjumi, kuzhinë, krejt veç këtë hapësirë të shndërruar në këtë dhomë, është shtëpia jonë”, thotë Cakolli.

“I lus donatorët anembanë nga janë në diasporë që të ndajnë një cent për familjet e varfra, siç jam unë edhe shokë të tjerë”, thotë ai.

Cakolli thotë se kërkon punë në vazhdimësi, por asnjëherë nuk ka marr përgjigje pozitive për interesin e tij.

“Jetoj me kushte siç po i shihni vetë, djalin e kam sëmurë, ka pasur sulm kur u kanë 7-vjeçar, e mbajmë me kokrra. Me kalimin e kohës djali bahet ma mirë. Nga 8 euro 10 euro i kushtojnë barnat”, thotë ai, derisa tregon se terapia për djalin i ka mbaruar dhe nuk ka pasur më t’i japë ilaçe.

“Veç edhe për një ditë pata hapa për djalin. Nuk kisha ku me kërku ndihmë. Kam dalë para orës 06:00 për me mbledh kpurdha që t’i shes dhe t’ia siguroj barnat djalit”, thotë Cakolli.

Për të gjithë të interesuarit që duan të ndihmojnë këtë familje, ky është numri i kontaktit të kryefamiljarit Fatmir Cakolli, numri i telefonit: 045293417, si dhe numri i llogarisë në bankë: 1507011002057986, Raiffeisen Bank Kosovo – për transferime ndërkombëtare.

SWIFT Code: RBKOXKPRXXX IBAN XK051507011002057986 Raiffiesen Bank Kosovo.

(Për shkak të zonës rurale, telefoni i kryefamiljarit shpesh nuk ka as valë. Numri alternativ për t’i ndihmuar familjes: 049340104).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...