SHKODËR, ZJARR NË GARAZH, SHPËTON SHTËPIA NË “DËRGUT”

Një zjarr ka përfshirë një garazh në një banesë në lagjen Dërgut në Shkodër.Nga ky zjarr i rënë nuk ka të lënduar pasi personat që ndodheshin brenda kanë dalë me shpejtësi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse duke nisur punën për neutralizimin e zjarrit të rënë.

 

Zjarrëfikësit arritën që me shpejtësi të neutralizojnë flakët e zjarrit dhe të bëjnë të mundur shuarjen e tij. Kështu sipas burimeve shtëpia nuk ka pësuar dëmtime nga flakët e zjarrit për shkak të ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

 

Dëme materiale ka vetëm në garazhin në të cilin ndodhej një makinë. Janë ende të paqarta arsyet e këtij zjarri të rënë ndërsa nga veprimet e para mendohet se mund të ketë ardhur ose nga gazi i makinës ose nga një bombol gazi që ndodhej brenda mjediseve të garazhit. Efektivët po verifikojnë për të mësuar shkaqet.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...