Këto shenja të bëhen gati për të papritura, astrologe Meri Shehu paralajmëron “javë të çuditshme”

129

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka nxjerrë së fundmi parashikimin e yjeve për javën e fundit të gushtit. Ajo shprehet se “kjo do të jetë një verë e çuditshme, por që do shënojë gjëra shumë të veçanta”.

“Për këtë arsye nëse nuk kaluam ashtu siç kishim ëndërruar le te provojmë te hartojmë te nesërmen me qetësi dhe logjike. Java fillon me ndryshimin e shenjës se Diellit qe futet ne Virgjërash. Dielli dhe Merkuri ne Virgjërash sjellin një tendence shume analitike dhe analizuese. Afërdita ne Gaforre do jete ne kundërshtim me treshen e fuqishme planetare Jupiter Pluton dhe Saturn ne Bricjap.

Mund te ndjejmë ftohje dhe largësi nga te tjerët apo ne marrëdhënie dhe zhgënjim ne dashuri apo ftohje te marrëdhënieve sentimentale. Ndjenja e detyrës mund te sjelle trishtim dhe melankoli, pavarësisht këtyre ndikimeve kjo periudhe na ndihmon te lulëzojnë ëndrrat”, shkruan Meri në “Facebook”.

Dashi

Duhet te organizoni punën dhe takimet e punës duke marre parasysh çdo detaj pa u zgjatur me njerëz shterpe. Ne Dashuri ju pret një moment shume romantik dhe familjar.

Demi

Një qellim me një lidhje jashtë vendit apo me një udhëtim larg do ju behet realitet. Ka ardhur momenti te lini pas një bote plot pengesa dhe pyetje kufizuese pa fund

Binjaket

Një ëndërr në lidhje me jetën personale do behet realitet duke ju rritur sigurinë dhe duke ju larguar nga rruga e detyrimeve dhe borxheve ne marrëdhënie me te kaluarën

Gaforrja

Jeni ne një moment ku planet tuaja do jene konkretisht me te mirat dhe me te organizuarat. Ne jetën ekonomike duhet te pretendoni me te mirën po ashtu edhe ne jetën personale. Kujdes ne marrëdhënie me Bricjapet.

Luani

Do ti jepni fund një lidhjeje te bazuar në çështje interesi apo pune dhe qe ju kishte errësuar ditën ashtu si edhe nata. Do çliroheni nga kuçedra e shpirtit tuaj

Virgjëresha

Dielli dhe Merkuri ne shenjen tuaj ju japin mundësi te organizoheni dhe te hartoni me kujdes hapat e mëtejshëm ne lidhje me qëllimet tuaja Nuk duhet te bëni me lojëra serioze ne dashuri por martesa romantike.

Peshorja

Shume studim talent dhe logjik ne planet tuaja megjithëse ato do mbeten akoma ne planifikim apo ne hartim ose te fshehta nëse filloni një pune do keni një publicitet te madh.

Akrepi

Atë qe se jep ligji tokësor e jep ligji qiellor Romance dashuri para sikur te mos ekzistonin rregullat traditat apo kufizimet ligjore. Një pranvere e vonuar por e bukur ju pret.

Shigjetari

Pasuri apo rikthim te drejtash ne trashegimi ne shtepi dhe ne te drejten per te pasur nje cati mbi koke dhe shume romantike e me begati.

Bricjapi

Ashpërsia juaj do kapërcej dhe kufijtë e lejuar prandaj do ishte mire te zbuteshit dhe te jetonit me më shume dëshirë për te ndare te mirat materiale dhe ndjenjat me njerëzit e dashur.

Ujori

Pune para dhe fantazi për te kapërcyer pasigurinë dhe dyshimet e brendshme për problemet qe keni apo qe ju kane bllokuar qetësinë shpirtërore. Merrni një investim, do keni pozitivitet.

Peshqit

Një oferte dhe biseda pune do ju fusin ne program. Por mbi te gjitha do rregullohet jeta juaj erotike ku do përjetoni gjerat me te mira te mundshme