E pazakontë në Itali/ “Befason” moti, sjell breshër dhe dëborë në pikë të vapës

Një stuhi e fuqishme ka prekur disa qytete në Itali. Për shkak të kësaj stuhie u regjistruan dëme të mëdha në qytete si Verona, Vicenze dhe Padova.

Sipas mediave italiane stuhia solli erë të fortë, reshje të dendura shiu dhe breshëri, ku u shkatërruan qindra pemë e makina, ndërsa disa prej rrugëve janë pushtuar nga uji.

Në Verona në shumë zona janë dëmtuar vreshtaritë ndërsa kryetarët në bashkitë e këtyre rajoneve kanë shpallur gjendjen e krizës. Sot do të bëhet edhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.

Ndërsa në majat e maleve dëbora ka zbardhur me 20 cm zonën e skive të akullnajës Stelvio në nivelin mbi 2200 metra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...