“Ka tre muaj që më ka humbur djali, Rama s’bën asgjë”/ Me lot në sy, babai i 18-vjeçarit kërkon ndihmë nga shteti

Sabit Pali, babai i Ardian Palit, 18-vjeçarit që është i zhdukur prej 3 muajsh, bën thirrje shtetit që të gjejë djalin e tij.

Ai ka deklaruar se deri më tani shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje, madje ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk i ka kthyer një përgjigje. Babai me lot në sy shpjegon më tej se djali kishte dalë në mal për të mbledhur lule, por nuk u kthye më në banesë.

“Ka tre muaj që më ka humbur djali në Korab. Për gjendjen e ekonomike të dobët mora edhe djalin dhe djali më humbi në Korab. Aty isha duke mbjellë bimë mjekësore për t’i shitur, për të siguruar copën e bukës. I kam dërguar letër Presidentit, Meta më ka kthyer përgjigje. I kam nisur letër edhe kryeministrit dhe nuk ka kthyer përgjigje, nuk e ka çarë kokën hiç.

I bëj thirrje kryeministrit, presidentit dhe ministrit të Brendshëm që të merren sa më shpejt me këtë ngjarjen time. Kam dashur të takoj ministrin e Brendshëm, por nuk kam mundur ta takoj dot. Unë nuk e di ku është, djalin ma ka kërkuar pala maqedonase, por pala shqiptare nuk ka bërë asgjë.

Më 20 maj djali më është zhdukur pas orës 11:00 dhe nuk di më asgjë. Nuk jemi lidhur më me djalin. Të nesërmen djalin shkoi me dhëndrin për për gjetur lule. U kthye dhëndri dhe më tha është tek çadra djali. Kur shkova tek çadra nuk e gjeta, sesi është zhdukur nuk e di”, është shprehur babai.

Kjo thirrje e të atit vjen pasi prej 3 muajsh nuk dihet asgjë për Ardian Palin, 18-vjeçarin nga fshati Dipjakë i Njësisë Administrative Sllovë në Bashkinë e Dibrës. Që prej datës 20 Maj, Ardian Pali është në listën e personave të humbur, ndërsa në atë kohë për gjetjen e tij u angazhuan rreth 100 burra nga fshati Dipjakë, por nuk u gjet asnjë gjurmë e tij.

Çmendet Megi Pojani, puthet në buzë në mes të emisionit me balerinën …

Megi Pojani njihet si një prej femrave më të bukura dhe më pr ov okuese shqiptare, prej javësh ajo është bërë pjesë e spektaklit...

Historia e trishtë e këngëtarit Gëzim Nika: Gjyshin ma pushkatuan serbët, gjyshen ma internuan. Ruajta fshehurazi eshtrat e djalit që vdiq

Këngëtari Gëzim Nika ka treguar historinë e dhimbshme të internimit të familjes. I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai thotë se gjyshin ia...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Dritat më të mahnitshme të Krishtlindjeve nëpër botë

Në Krishtlindje, qytetet ndriçojnë, kopshtet publike janë të ngjyrosura...