Ermal Mamaqi mund të jetë pjesë e “Shiko Kush Luan”, videoja qe ngre dyshimet

Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi prej kohësh ishin “konkurrentë” me dy emisionet e tyre primetime. Pavarësisht kësaj, ata kanë pasur gjithnjë një marrëdhënie të mirë.

Pak kohë më parë, Ermali postoi në Instagram një video nga takimi me Luanën që ngriti dyshimet e para se ai mund të rikthehej në Top Channel. Duke qenë se sezoni i ri po afrohej, u aludua se ai mund të ishte një takim bashkëpunimi.

Dyshimet për këtë i ka shtuar edhe Rezart Veleshnja, i cili ka postuar një video për të njoftuar sezonin e ri të emisioneve në Top Channel.

Në pjesën e “Shiko Kush Luan” ai ka zgjedhur pikërisht një video të tij me Ermalin kur ai ka qenë i ftuar në fillim të këtij viti. Të jetë kjo një zgjedhje rastësi apo një tjetër shenjë se do ta shohim shumë shpejt në ekranin e Top Channel?

Konfirmimin presim ta marrim nga Luana, e cila vetëm pak javë më parë na prezantoi me studion e re të emisionit i cili premton shumë surpriza në vijim. /News31.al

TE TJERA

spot_img