Bora Zemani në Top Channel, zbulohet programi që do të drejtojë

Bora Zemani ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet në ambientet e Top Channel dhe në këtë sezon të ri televiziv do të shfaqet nën logon e këtij televizioni.

 

Burime të sigurta konfirmojnë për “revistawho.com” se Bora do të vijë çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve me një format që është bërë i famshëm gjatë sezonit të shkuar. Bëhet fjalë për rubrikën “Përputhen” që u dha mundësi vajzave dhe djemve të gjenin shpirtin binjak në “E diell”. “Përputhen” do të kthehet tashmë në një emision të përditshëm, sërish me autorësi të Olsa Muhametit.

 

Olti Curri nuk do të jetë më në poltronin e opinionistit, që pas tërheqjes që bëri në sezonin e shkuar nga ky pozicion, por burime për “revistawho.com” bëjnë me dije se të tjerë personazhe të njohur janë në negociata me programin që tashmë do të jetë i përditshëm.

 

“Përputhen” do të transmetohet pas “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...