‘Sa kohë i është dashur mamit e babit për të të bërë ty?’, Vajza e Skerdi Farias jep përgjigjen epike

244

Skerdi Faria njihet tashmë jo vetëm si doktori i VIP-ave, por edhe si një nga personazhet më të ndjekur në Instagram, që shpeshherë na bën të qeshim me postimet e tij.

 

Së fundmi e famshme po bëhet edhe vajza e Skerdit, Elena, e cila po tregohet gjithnjë e më shumë aktive në rrjete sociale. Elena këtë herë i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve e një prej tyre i shkruan: “Sa kohë i është dashur mamit e babit tënd për të të bërë ty kaq të mirë?”

 

“30 sekonda dhe 9 muaj”, i përgjigjet Elena teksa etiketon të atin dhe e pyet: “Skerdi Faria apo jo?”

 

Skerdi e ka postuar reagimin e të bijës duke shkruar me humor: “Ai momenti kur GOCA qe i kam BERE KOKEN me aq MUND e DJERSE, me NXJERR BOJEN e nuk do t’ia dije per VUAJTJET e SAKRIFICAT e BABES”.