Balla: Jam krenar për Shqipërinë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë

Në ditën e tretë të Konventës Kombëtare Demokrate në SHBA, vijoi edhe Forumi Ndërkombëtar i Liderëve 2020 (on-line) me një tjetër tematikë e rëndësishme “Ndryshimi i fytyrës së politikës: Gratë si vendimmarrëse në zgjedhje”. Në këtë formum mori pjesë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se personalitete të rëndësishëm gjatë diskutimit identifikuan sfida dhe vizionin për një pjesëmarrje më të lartë të grave në politikë.

 

“Sa herë marr pjesë në diskutime me një tematikë të tillë ndihem krenar për shkak se Shqipëria në këto 7 vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj në rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në politikë. Është fakt që qeveria përbëhet nga 50% gra duke respektuar barazinë gjinore, ndërsa Kuvendi ka pasur në përbërjen e saj numrin më të madh të grave në historinë e saj”, shkruan Balla.

 

Postimi i plotë i Ballës:

 

Sot në ditën e tretë të Konventës Kombëtare Demokrate, vijoi edhe Forumi Ndërkombëtar të Liderëve 2020 (on-line) me një tjetër tematikë e rëndësishme “Ndryshimi i fytyrës së politikës: Gratë si vendimmarrëse në zgjedhje”. Diskutimet profesionale të panelit me personalitete të rëndësishëm identifikuan sfida dhe vizionin për një pjesëmarrje më të lartë të grave në politikë.

 

Sa herë marr pjesë në diskutime me një tematikë të tillë ndihem krenar për shkak se Shqipëria në këto 7 vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj në rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në politikë. Është fakt që qeveria përbëhet nga 50% gra duke respektuar barazinë gjinore, ndërsa Kuvendi ka pasur në përbërjen e saj numrin më të madh të grave në historinë e saj. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kemi akoma shumë rrugë për të bërë për të arritur barazinë gjinore në politikë, por thelbësorë mbetet fakti që ne Partia Socialiste jemi e vetmja forcë me vullnetin për të ecur përpara në këtë rrugë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...