Babai i 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë përlot rrjetin: Zoti të mori shpejt fizikisht, por jo shpirtërisht

Lezan Doda është babai i Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në plazhin e Velipojës. Në një postim në rretjet sociale i ati shfaqet tejet i trishtuar dhe shprehet se Enisa do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

 

“U prehsh ne paqe zemra e babit zoti te mori shpejt fizikisht por jo shpirterisht. Qofsh e xhenetit”, shkruan babai i saj,cili ka publikuar edhe një foto ku shfaqet fjongoja e zezë. Ndërkohë familja ka hapur dyert e mortit.

 

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, kur trupi i Enisa Doda u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka rrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari. Ky i fundit nuk e ka ndihmuar adoleshenten, duke e lënë të mbytej. Gjithashtu ai gënjeu pronarët e motorit të ujit,

duke u thënë se e kishte nxjerrë vajzën në breg. Përpara uniformave blu ai u shpreh se vajza kishte rrëshqitur nga motori i ujit, ndërsa nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur./dosja

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...