Robert Berisha dhe Nora Istrefi dorëzóhen para Tunës, më në fund ‘bashkohet’ familja

Marrëdhënia e Nora Istrefit dhe Robert Berishës me Tuna Sejdiun, dihet prej vitesh që çalon.

Ata nuk kanë qenë të pranishëm as në ditëlindjet e fëmijëve të tyre, ndonëse janë pjesë e së njëjtës familje. Vetë Roberti ka folur për marrëdhënien e tij me kunatën dhe ka treguar se nuk flet me të, ndonëse për vëllain Patris dhe nipin Tian, jep jetën.

“Me Tunën nuk shihemi. As nuk dua që të takohemi. Nora është 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa si në Kosovë e në Shqipëri. Për Patrisin e Tianin, e jap jetën. Nora, me asnjë artist nuk ka pasur asnjë próblem. Tuna ka próbleme me të gjithë. I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje”, rrëfeu Roberti duke i befasuar të gjithë me deklaratën e tij.

Por një foto e fundit e Tian me kushërirën e tij Renee, duket se i ka zbutur gjërat. Dy fëmijët shihen mjaft të dashur pranë njëri-tjetrit dhe larg atmosferës së zënkave familjare. Ishte Patrisi ai i cili ndau në Instagramin e tij një fotografi të dy fëmijëve, të lumtur që janë takuar.

Kjo është një foto e rrallë, duke pasur parasysh marrëdhënien mes dy familjeve. Kujtojmë se dy vite më parë, Roberti dhe Tuna patën një përplasje me njëri-tjetrin me deklarata fyese.

Dy vite pas sherrit, Roberti dhe Tuna vazhdojnë të mos i kenë rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe i pyetur se ç’mendim ka për Tunën gjatë një interviste së fundmi, Roberti u rezervua në fjalën e tij duke u shprehur thjesht “emër i njohur”.

TE TJERA