Në transmetim direkt, prezantueses së radios i shpëtojnë pa dashje gazra (Pamjet po çmendin rrjetin)

Një prezantuese në radio është filmuar ndërsa i shpëtonin gazra në transmetim direkt.

Amanda Holden, e cila punon te Radio Heart po filmohej ndërsa në sfond ishte lëshuar muzike dhe ajo po kërcente. Gjatë kërcimit asaj i shpëtuan edhe gazrat.

Ndërkohë që moderatorja kërcen, mund të kuptohet edhe momenti kur ajo sikletoset dhe fillon të mendohet se mos vallë i kaloi pa e vënë re.

Por, pasi e kuptoi që nuk kishte shpëtim, ajo e thotë edhe vetë, ‘sapo bëra ca gazra’ dhe pastaj fillon të lëvizë ajrin me duar, për t’u dukur sikur po e largon aromën e keqe. Pasi kaloi e gjithë situata, Amanda e ndau videon gazmore në Twitter mëngjesin e së martës.

Bashkë me videon ajo shkruante:

‘’Më mirë jashtë se brenda.”

Sigurisht, nuk mungoi as komenti i kolegut të saj që shkruante:

‘’Gjeje pak kush pati mundësinë që ta shijonte ‘dhuratën’.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...