Fifi i bën thirrje publike Ilir Metës: Zoti President, po ua kërkoj publikisht…

Këngëtarja kosovare që jeton në Shqipëri, Fifi ka bërë një kërkesë kundrejt presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës.

Artistja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Një nga pyetjet e ndjekësve ishte se ‘a posedon pasaportë shqiptare?’ duke qënë se jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Shqipëri.

Këngëtarja është shprehur se nuk e ka dhe me këtë rast i kërkon presidentit Meta që t’ja japi.

“Jo fatkeqësisht. Edhe me thënë të drejtën e du aq shumë me e pas pasaportën me shqiponjë sa s’ka. Zotëri President Ilir Meta, po ua kërkoj pasaportën publikisht”, ka thënë ajo.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img