Emigranti shqiptar bën gjestin e veçantë, vendos shtatoren e Skënderbeut në katin e shtatë të ndërtesës

Një emigrant nga Prekazi ka habitur të gjithë qytetin e Skënderajt në Kosovë, me gjestin e tij të fundit. Ai ka vendosur në katin e shtatë të banesës së tij shtatoren e heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një deklaratë për mediat vendase, ai është shprehur, se ideja për vendosjen e shtatores, vjen pasi Skënderaj ka emrin e Gjergj Kastriotit. Më tej ai ka shtuar se shtatorja nuk është e tij, por e gjithë Skënderajt.

“E ka shtuar hijeshinë e qytetit e populli janë gëzuar, i madh e i vogël“, është shprehur ai.

Personi që vendosi shtatoren, tregon se ka marrë edhe kritika për pozicionin e saj. Më tej ai shton, se në vendet perëndimore, shtatoret vendosen lartë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME