“Nuk e ka fájin nëna, por prokuroria”, gazetari zbùlon skándalin: Gonxhe pronar i 2 kompanive, njëra kontraktore e agjencisë shtetërore që drejtonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kakavijë një ditë më parë, ndërsa një fëmijë 10-vjeçar u përplas për vdekje nga një autoambulancë që po transportonte në spital një qytetare pasi kishte probleme për shkak të qëndrimit të gjatë në doganë.

Në lidhje me ngjarjen, Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe bëri një reagim të papritur ku bënte përgjegjëse nënën e të miturit për ngjarjen pasi e kishte lënë në rrugë, ndërsa kjo deklaratë u kritikua gjerësisht në rrjetet sociale.

Njëri prej atyre që janë irrituar me deklaratën e Genxhes është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili ka bërë edhe një denoncim të fortë, ku në bazë të asaj që thotë, nxjerr në pah, abuzimin që sipas tij kreu i transporteve ka bërë me detyrën.

Tomorri ka përmendur me emra dy kompani që sipas tij janë të zyrtarit të lartë, ndërsa në një rast njëra nga kompanitë është shpallur fituese e një projekti të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, gjatë kohës që drejtor i saj ishte vetë Gonxhe sipas gazetarit.

Reagimi i plotë: Nuk e ka fajin nena, por prokuroria. Albarent eshte nje kompani private qe ofron sherbime te transportit rrugor. Pronari i kompanise eshte Blendi Gonxhe, drejtori i pergjithshem i Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor.

Gjate viteve te fundit kompania Alba Rent ka marre drejteperdrejte mbi 2 milione euro tendera nga institucionet publike qendrore apo lokale. Nder kontraktuesit e saj rezultojne Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtesise, Parlamenti, Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare dhe shume agjenci te tjera publike.

Pra, permes kompanise se tij private, drejtori i Pergjithshem i Sherbimit te Transportit Rrugor kanalizon parate e buxhetit te shtetit ne llogarite e tij bankare. Asnjeri nga tenderat nuk eshte hetuar. Askush nuk eshte kujtuar per konfliktin evident te interesit.

Por Albarent nuk eshte mekanizmi i vetem permes te ciles Gonxhe thith para nga buxheti i shtetit. ATD shpk eshte nje tjeter kompani po ne fushen e transportit. Gjate 5 viteve te fundit ATD ka marre mbi 6 milione euro tendera publike.

Ne faqen zyrtare te kompanise Albarent, ATD listohet si nje nga partneret me te te ngushte. Ne media, jane publikuar dokumenta, qe faktojne se Albarent dhe ATD kane asete ne pronesi te perbashket. Kjo hedh dyshime te forta se te dy kompanite mund te kene te njejtin perfitues fundor, pra te njejtin pronar.

Normalisht nuk ka asgje te jashteligjshme qe dy kompani te jene te lidhura me njera tjetren dhe te zhvillojne operacione te perbashketa biznesi. Por kur pronari i njeres prej tyre eshte funksionar i larte publik, atehere rreziku qe kompania tjeter te shnderrohet ne trampoline korrupsioni eshte i larte.

Gjate viteve te fundit, kontraktuesit kryesor te kompanise ATD kane qene Bashkia e Tiranes, AKSHI, Drejtoria e Ujesjelles Kanalizimeve. Por mbi te gjitha Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, gjate kohes qe drejtor i saj ishte vet zoti Gonxhja.

Pra drejtori i Agjencise se Parqeve ka kontraktuar qindra milione leke nga parate e buxhetit tek kompania partnere e kompanise se tij. Keto jane te gjitha te dokumentuara.

Nje dite me pare ne Kakavije ndodhi nje tragjedi brenda drames. Nje vogelush 10 vjecar u perplas nga ambulanca dhe humbi jeten, pasi priste prej tre ditesh ne mes te vapes per te kaluar matane kufirit me familjen. Por teksa i gjithe oponioni publik mbeti i tronditur, Blendi Gonxhja ne menyre krejt cnjerezore, nxitoi te gjente fajtorin. Ose me sakte te zhvishte qeverine nga pergjegjesia. Sipas tij fajtore ishte nena e vogelushit.

I vetmi faj i asaj nene fatkeqe eshte se lindi ne vendin ku drejtojne soji i Gonxhes. Ndersa fajtori i vertete eshte prokuroria. Ajo prokurori qe nuk ngriti asnje hetim te vetem, teksa ministrat dhe drejtoret e korruptuar kanalizojne parate e buxhetit tek kontot e tyre private, ne konflikt te paster interesi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...