Dyqanet rrisin ndjeshëm çmimet për qytetarët që presin në Kakavijë

Situata në pikën kufitare të Kakavijes vijon të jetë e rëndë. Pavarësisht bisedimeve të zyrtarëve shqiptarë me palën greke, radha kilometrike e automjeteve po lëviz ngadalë.

Shumë pak makina kanë kaluar kufirin grek që prej orës 16:00, edhe pse nesër hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese për kalimin drejt Greqisë.

Gazetarja e Tv Klan, Anila Sefa, e cila po ndjek nga afër situatën kaotike në Kakavijë, thotë se ndaj emigrantëve shqiptarë që po qëndrojnë në radhë për ditë të tëra, janë ofruar ushqime dhe ujë. Megjithatë, gazetarja Sefa evidenton një situatë të pakëndshme me lokalet dhe bizneset që funksionojnë në pikën doganore.

Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe nevojës së tyre për kafe, ujë dhe ushqime, lokalet kanë rritur ndjeshëm çmimet.

“Duke shfrytëzuar këtë situatë kaotike, është një situatë e jashtëzakonshme, janë rritur çmimet në disa bar-restorante apo në kafene. Unë e them sepse një kafe nga 80 Lekë që kushtonte para 1 jave, sot është dhënë me 200 Lekë deri afro dhe 300 Lekë (të reja). Kërkesa të shumta ka pasur edhe për akull për shkak të temperaturave të larta”, tha gazetarja Anila Sefa në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orës 19:30 në televizionin Klan.

Aktualisht, vijojnë radhët e gjata kilometrike në Kakavijë, ndërkohë që kujtojmë se orari i punës nga pala greke është deri në orën 22:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...