Aksident/ Makina përfundon në kanal, plagoset rëndë një person

Një makinë ka dalë nga rruga në autostradën “Fier-Vlorë” duke përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kripores në fshatin Cerkovinë. Nga aksidenti është lënduar rëndë një grua, e cila ishte pasagjere në makinë.

Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në aksident.

TE TJERA

spot_img