Pasi ”e ndriti” Shqipërinë Rama plane për të qeverisur Vietnamin? Ja postimi i çuditshëm që zhduku brenda minutash nga Facebook-u

Kryeministri Edi Rama i ka hutuar të gjithë me postimin e para pak minutave në rrjetin e tij social Facebook.

Në gjuhën vietnameze, Rama ka shkruar një mesazh të çuditshëm që as ‘google translate’ s’e merr përsipër ta përkthejë, ndërsa menjëherë kanë nisur komentet e ndjekësve lidhur me këtë postim të pakuptimtë.

Mesazhi i Ramë copa-copa po e përkthejmë si “i pashëm, ka ardhur këtu?!!!” (bohhh!!)

Pas kësaj, kryeministri e ka hequr me shpejtësi postimin por ai është regjistruar nga ana e shumë ndjekësve të faqes së kreut të qeverisë, që duket se këto ditë vere po bën plane edhe si të qeverisë Vietnamin, pasi ka ”shkëlqyer” në vendin tonë.

Nuk dihet ende nëse Rama ka chate të fshehta me persona që jetojnë në Vietnam, pasi statusi më shumë sesa një qendrim publik ngjante me një mesazh privat të kreut të qeverisë me një person tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...