Humb jetën në Liqenin e Shkodrës 24 vjeçari, dalin informacionet e para…

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në ujërat tona.

Raportohet se në zonën e Malësisë së Madhe, në Liqenin e Shkodrës, është mbýtur një 24-vjecar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Balshaj”. Shtetasi që humbi jetën është rreth 24 vjec, i identifikuar si Bekim Demaj.

Paraprakisht, mësohet se kanë qenë dy çifte që kanë shkuar në liqen për t’u larë, dhe pasi kanë dalë tre prej tyre, njëri nuk gjendet.

Policia dhe grupi hetimor janë duke kryer të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë rast. Kujtojmë se këtë verë në ujërat tona janë shënuar një numër i konsiderueshëm jetësh të humbura në ujrat shqiptare.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...