“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në 26 nëntorin që po vjen fëmijët e mësuesit e shkollës “Kajo Karafili” të Maminasit do të bëjnë mësim në godinë të re.

Gjithashtu në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama shton se 143 shkolla të reja do jenë gati brenda vitit 2021.

Postimi i Ramës

TiNukDoJeshKurrëVetëm

Kënaqësi e madhe dalja mbi kuotën zero e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e Shkollave

26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e shkollës “Kajo Karafili” të Maminasit, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë

143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam????????

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...