“Nuk rri tu lut b*thën tënde”/Halit Valteri bëhet i famshëm në Tik Tok, pështyn telefonin duke folur me Ramën: Unë pëlqej pjeshkën

Deputeti i opozitës Halit Valteri duket se po argëtohet me aplikacionin e famshëm “Tik tok” në këto ditë pushimesh. Mes videove, shfaqet duke provuar edhe trendet e momentit me disa këngë ku mban dy copa mishi në dorë dhe mban secilën prej tyre dhe tenton të hajë secilën prej tyre.

Ndërsa nuk lë pa përmendur politikën pasi bën sikur po flet në telefon me kryeministrin Rama ku tallet duke i thënë “mos më lodh kokën”, ndërsa në një moment shfaqet duke pështyrë pajisjen celulare pasi përgjigja që i vjen është “Përshëndetje Edi Rama jam, si je?”

“Ti je mo, ptu, po ca alo alo më lodh kokën ti do të bësh gallatë tani”, është përgjigja që supozohet se i jep Valteri dhe më pas habitet kur Rama i përgjigjet “Edhe të kollitesh, të tështish, kështu…”

Ndërsa në një video tjetër duket sikur është zëri i një politikani tjetër duke thënë: “Unë e pëlqej pjeshkën”, gjë të cilën e ka menduar komike që ta bëjë video dhe ta shpërndajë me ndjekësit.

Në një tjetër video përmenden edhe fjalë të pista, por Valteri nuk hezitoi të bënte një video komike ku shprehet: “Leji llafet, do e bajsh a jo. Nuk rri tu lut b*thën tane baje baje baje gjithë ditën.” Mbetet për të parë se deri kur do të jetë aktiv Valteri apo jo dhe nëse do të rritet fama e tij në këtë rrjet social

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...