Edhe pse është shteti më i varfër në Europë, deputetët shqiptarë zotërojnë rreth 1 miliardë euro pasuri

Kosova është shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, por jo edhe politikanët e saj. Në shtetin ku papunësia dhe varfëria sillen rreth shifrës 30%, janë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë pasuria prej dhjetëra, madje edhe qindra miliona euro.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë të pasurisë, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri prej rreth 1 miliardë euro. Padyshim deputeti më i pasur i Kuvendit të Kosovës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar pasuri prej 698.3 milionë euro.

I dyti nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Kosovës është Gani Dreshaj i AAK-së, i cili ka deklaruar pasuri prej 87 milionë euro, raporton Rel. Deputeti i tretë më i pasur i Kuvendit është Gazmend Abrashi i AAK-së që ka deklaruar pasuri prej 10.8 milionë euro, raporton “Front Online”. Vetëm tre deputetë të Kuvendit, Pacolli, Dreshaj dhe Abrashi kanë pasuri prej hiç më pak se 800 milionë euro.

Deputetja e LDK-së, Saranda Musliu, ka deklaruar pasuri prej 7 milionë euro, bashkëpartiaku i Musliut, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar 2.2 milionë euro pasuri, Pal Lekaj i AAK-së rreth 2 milionë euro, Valon Ramadani i Lëvizjes

“Vetëvendosje” ka deklaruar 3.3 milionë euro pasuri, etj.
Derisa pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrin në shifrën prej rreth 1 miliardë euro, buxheti vjetor i shtetit është mbi 2 miliardë euro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...