Pensionistët shqiptarë punojnë ende: Puna na mban gjallë, sa të kemi dorë e këmbë…

Edhe pse në moshë të thyer , ky çift bashkëshortësh nga fshati Dukat i Vlorës, del në punë çdo ditë.

Dita nis duke marrë frytet e prodhimit të tokës së tyre, domatet, specat, qepët, por dhe frutat nga pemët

Thanas Kapoj i ka kaluar të 80-at, por ai ndihet ende i aftë për punë.

Prodhimet i shesin të pozicionuar anës rrugës kryesore që të çon në parkun e Llogorasë, nën hijen e pemës më shumë se 200-vjeçare të Goricës.

Thanasi ka 30 vite që ka dalë në pension por nuk mund të rrijë duarkryq. Me një cigare në dorë dhe duart që i dridhen, ai gdhend dru. Dy të moshuarit janë shembulli më i mirë se puna të mban gjallë.

TE TJERA

spot_img