Sinoptikania: Ja kur ikin ditët me shi

Prej dy ditësh reshjet e shiut kryesisht në zonat bregdetare kanë prishur planet e pushuesve të cilët nuk dinë nëse duhet të nisen për në plazh apo jo, sidomos këtë fundjavë. Por Meteorologia

Bani parashikon që nga dita e premte do të rriten temperaturat dhe do të kthehen ditët me diell. Po ashtu java tjetër do të jetë e favorizuar për pushuesit, me temperatura që kapin 37 gradë.

Parashikimi i Adiola Bani, Meteoalb: “Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara. Pritet që dita e premte të sjellë përmirësim të situatës, pasi reshjet do të jenë të fokusuara pas mesditës dhe në zonat malore të territorit e pjesërisht në jug. Ndërsa bregdeti do të jenë të favorizuara dhe do të kenë një mot me diell gjatë ditës së premte.

E shtuna vazhdon me të njëjtat kushte, por nga dita e dielë do të ketë kryesisht me diell krahasuar me ditën e djeshme dhe ditën e sotme pasi edhe sot maksimumi është jo më shumë se 33 gradë celsius. Nga dita e nesërme e në vijim do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke arritur deri në 37 gradë celsius”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...