Keni bërë plane për në fundjavë? Mësoni më parë se çfarë “të papriturash” do të sjellë moti

Shërbimi Meteorologjik vendas ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën ku dita e Premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim si dhe me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën Juglindore dhe Lindore të vendit.

Sipas njoftimit në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

SHM njofton se era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10-12m/s ndërsa temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 27°C

zonat e ulëta 18°C deri në 33°C

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...