Harrojeni furtunën! Pushuesve të muajit gusht u buzëqesh fati, dita e premte rikthen diellin dhe temperaturat e larta

Ditët në vijim premtojnë temperature të larta dhe ritkhim të motit me diell. Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb, ka deklaruar se nga dita e nesërme, e gjithë Shqipëria do të përfshihet nga një mot i kthjellët dhe fundjava do të rikthejë sërish temperaturat e larta.

Duke nisur që nga e hëna, të gjithë pushuesit mund të jenë tashm të lumtur, pasi do të kenë diell dhe temoperatura deri në 37 gradë Celsius.

“Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara. Pritet që dita e premte të sjellë përmirësim të situatës, pasi reshjet do të jenë të fokusuara pas mesditës dhe në zonat malore të territorit e pjesërisht në jug. ndërsa bregdeti do të jenë të favorizuara dhe do të kenë një mot me diell gjatë ditës së premte.

E shtuna vazhdon me të njëjtat kushte, por nga dita e dielë do të ketë kryesisht me diell krahasuar me ditën e djeshme dhe ditën e sotme pasi edhe sot maksimumi është jo më shumë se 33 gradë celsius. Nga dita e nesërme e në vijim do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke arritur deri në 37 gradë celsius,”- shprehet Bani.

Në ditët e fundit, shumë pushues janë detyruar të mos shijojnë bregdetin pas një moti të keq dhe me stuhi. Era e fortë dhe reshjet e shumta të shiut shkaktuan dallgë të mëdha, duke e bërë të pamundur futjen në det.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...