Ndryshim eks trem i motit sot/ Ja zonat që do ‘pushtohen’ nga shiu

138

Pas një kohe të gjatë me temperatura të larta dhe diell të fortë, sot moti ka pësuar një ndryshim ekst rem.

Janë rikthyer reshjet e shiut dhe koha është freskuar.

Por kjo do të thotë lajme të këqia për frekuentuesit e plazhit.

Sipas parashikimit të IGJEUM moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut fillimisht do të jenë në Veriperëndim dhe më pas gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimiorë reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat maksimale.

zonat malore 17°C deri në 29°C

zonat e ulëta 20°C deri në 32°C

zonat bregdetare 18°C deri në 32°C.

Lexo edhe:   Në dy javët e fundit ka pasur shtime të rasteve të reja, ja cdo ndodhe me rregullat kufizuese...