‘Më interesanti është…’/ Ylli Ndroqi viziton gazetarët dhe jep mesazhin e fortë: Furtuna të tilla kemi patur nga PD e PS

Biznesmeni Ylli Ndroqi ka vizituar ditën e sotme ambientet e televizionit të tij, tashmë nën sekuestro preventive së bashku me 25 pasuri të tjera.

Ndroqi është takuar me gazetarët të cilëve u ka përcjellë edhe një mesazh të fortë, teksa sekuestrimet me urdhër të SPAK i ka quajtur si “su lm politik”.

Ai thotë se “sul me të tilla” ka hasur edhe gjatë pushtetit të PD-së, me Edi Ramën kryebashkiak, me Lulzim Bashën, dhe së fundmi me Erion Veliajn.

“Ju jap kurajo të jemi më të përkushtuar për punën dhe tu tregojmë opinionit publik që jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën.

“Për Ndroqin, ky nuk është sul mi i parë politik që i bëhet kësaj media madje nuk do të jetë as i fundit

Me qetësi se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, po nuk patëm furtuna të tilla normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Për gati 13 vite une nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur problem edhe në kohën e PD-së, në kohën e PS-së,

në kohën kur Rama ka qenë kryebashkiak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajt. Por më interesanti dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është su lm politik.

Presidenti u largua nga redaksia duke u përcjellë mesazhin të mos ndalin punën për t’u përcjellë qytetarëve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, është shprehur Ndroqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...