HYRJELAJMEKRONIKËShqiptari dhe partnerja kapen mat nga pòlicia, lëvizjet e dyshimta dhe të...

Shqiptari dhe partnerja kapen mat nga pòlicia, lëvizjet e dyshimta dhe të shpeshta në fushën e lulediellit i nxorën zbuluar (Detajet)

Dy të rinj janë árrestuar nga karabinierët pasi kishin fshehur kòkainën në një fushë luledielli në zonën e Fanos, Itali.

25-vjecari i identifikuar me inicialet R.A., i papunë dhe një shitëse 22-vjecare ishin bashkëpunëtorë dhe lëvizjet e tyre të dyshimta u konstatuan nga një qytetar që lajmëroi pòlicinë,

Ata vinin me një makinë të vogël dhe ndalonin gjithmonë në një fushë luledielli. Pasi bëri kontroll me qen antidrògë, efektivët gjetën një qese plastike ku ndodheshin 300 gram kòkainë e pastër, një peshore elektronike dhe qese të vogla për paketimin e drògës.

Menjëherë u vunë në pozicion dhe pritën për disa orë me radhë që të mbërrinte cifti. Vajza qëndroi më larg për të vëzhguar nëse do afrohej dikush ndërsa shqiptari shkoi në pikën ku kishte fshehur lëndën nárkòtike.

U kthye menjëherë tek partnerja dhe më pas vazhduan rrugëtimin me makinë. Pas pak minutash, i doli para patrulla e karabinierëve që ishte lajmëruar nga kolegët në pritë. Djalit iu gjet rreth 50 gram kòkáinë, ndërsa në çantën e vajzës kishte 1000 euro.

Ndërsa në banesën që kishin marrë me qera, pòlicia sèkuestroi më shumë para. Të dy dolën para gjykatës dhe u vendos “arrèst me bùrg”. Ndërkohë vijojnë hetimet për të gjetur shitësin me shumicë të drògës.

TE TJERA

spot_img