Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e bërë publike ditën e sotme, ku në lumin Buna, humbën jetën dy persona.
Ka qenë një postim i gazetarit Agron Hoxha, që hedh dritë mbi ngjarjen që është sa e rëndë por edhe bën të ndjehen krenarë familjen, të afërmit e të njohurit e një 39- vjeçari nga fshati Belaj në Dajç të Shkodrës.
Gazetari Hoxha, me një postim në Facebook, tregon dinamikën e ngjarjes por edhe jep mesazhe të rëndësishme për të gjithë ne. Në mes të tjerave, gazetari evidenton:
“Duke kaluar afër lumit të Bunës dëgjon një grua që bërtiste me ngashërim dhe kërkonte ndihmë se po i mbýtèj i biri. Pa e menduar gjatë, lë motorrin e tij në rrugë dhe vrapon drejt lumit për ti ardhur në ndihmë djalit të panjohur të gruas së panjohur.
Por, nuk qe e thënë…ujrat e rrëmbyeshme që kishin përpìrë 14 vjeçarin, shkëputën edhe babain e ri nga katër fëmijët e tij të mìtúr.
Ai quhej Dhurim dhe me sákrificën e tij súblime për ti shpëtuar jetën një fëmije që nuk e njihte, na dha të gjithëve një mësim, pikërisht në ditët e “Bajramit të Sákrificës”.
Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa djali që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujrat e Bunës.
E ç’rëndësi ka kjo!? Tek e fundit çdo jetë është e shejtë dhe është urdhër hyjnor që të bëhet çdo sákrificë për ta shpëtuar.
E pra, kur tu bëni dhurata njerëzve tuaj të dashur në këto ditë, kujtoni edhe fëmijët e Dhurimit, të cilët shtrëngojnë fort dhuratat e Bajramit që u kishte blerë babai i tyre dhe i kishte lënë mbi motorrin e tij në rrugë, teksa vraponte për të shpëtuar një fëmijë tjetër…”, përfundon shënimin e tij gazetari Agron Hoxha, i cili paraqitet edhe në foton ilustruese të këtij shkrimi.
/marre nga ShkodraWeb Media/