Janë çmendur njerëzit /Kur ishte e vogël ëndërronte të ishte e verbër, gruas i plotësohet dëshira

Ishte 3-vjeçe kur ajo ecte në errësirë natën në korridore. Ndërsa në moshën 6-vjeçare ndihej më rehat me verbërinë se sa me të shikuarit e gjërave.

 

Kështu, një grua e cila ëndërronte të ishte e verbër, tashmë e ka të plotësuar ëndrrën. Ajo është Jewel Shuping, 30 vjeç, nga Karolina e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila vuan nga Çrregullimi i Identitetit të Trupit. Personat me aftësi normale besojnë se duhet të jenë me aftësi të kufizuara.

 

 

Dëshira e saj për të humbur shikimin ishte aq e madhe, sa një psikolog i hodhi pastrues tubacionesh në sy dhe tani ajo është e verbër. Shuping thotë se fiksimi i saj pas verbërisë nisi që në fëmijërinë e hershme. Kur mamaja i tha se dielli ia dëmton sytë, ajo nisi të shihte atë direkt pa syze. Ndërkohë, kur ishte adoleshente nisi të mbante syze të zeza dhe ecte me bastun.

 

Pasi u verbua, familja ka hequr dorë prej saj. Shuping tani mbështetet tek ish-i fejuari, Mike, 50 vjeç, që është i verbër. Ajo po studion për pedagogji. Mjekët në spital u përpoqën që t’i shpëtonin shikimin, edhe pse ajo nuk dëshironte. U deshën 6 muaj që pastruesi i tubacioneve të jepte efektin që 30-vjeçarja dëshironte, për t’u bërë e verbër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...