Publikohet për herë të parë fotografia, shikoni sa e ka ndryshuar shtatzënia Sara Hoxhën

135

Ledri Vula dhe Sara Hoxha ka pak ditë që e konfirmuan gjininë e foshnjës që po e presin. Përmes një videoje emocionuese të shkëputur nga ndeja që e kishin organizuar për zbulimin e gjinisë së fëmijës, dyshja bënë të ditur se po presin një vajzë.

 

Edhe pse tashmë nuk e fsheh faktin se është shtatzënë, Sara tenton që ta mbulojë barkun në çdo fotografi. Por është publikuar një imazh nga pushimet e Ledrit dhe Sarës, ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

 

Shtatzënia tashmë e ka ndryshuar goxha shumë Sarën në fizik dhe këtë gjë e tregon më së miri kjo fotografi.