Hapja e listave, çfarë mendon Nard Ndoka (dhe një mesazh për Ramën)

135

Opozita jashtë parlamentare ka rënë dakord më listat e hapur në zgjedhje, por pika ku janë kundër për ndryshimet kushtetutës është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

 

Për të diskutuar rreth kësaj çështje i ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel ka qenë ish-deputeti Nard Ndoka. I pyetur se çfarë do të bënte opozita nëse Rama do të vendos të bëjë ndryshime të njëanshme të kushtetutës, Ndoka u shpreh se do të merreshin vendime drastike.

 

“Ne nuk jemi të surprizuar nga veprimet e Ramës. I kemi pritur. Por edhe vendimet tona do të jenë drastike. Nuk bëhet fjalë për bojkot. Do tentojmë që standardet do të realizojmë edhe me ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar. Edhe me aksionet opozitare, vendimmarrjen që ta zhbëjmë edhe atë aventurë të Ramës.

 

Por kjo është minus për integrimin tonë. Do marrim një përgjigje negative dhe do jetë nominale për Ramën nga BE. Do jetë Rama non grata për Bashkimin Evropian. Por do ketë edhe një kosto për vendin, do përpiqemi, që kjo të jetë sa më e vogël në aksionin opozitar për të zhbërë 30 korrikun. Në momentin që Rama hodhi në erë besueshmërinë politike”, tha Ndoka.