Presidenti Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi kanë kaluar fundjavën në Sarandë. Mbrëmjen e të dielës Meta ka postuar një foto me familjen nga Kalaja e Lëkurësit.
Të kalojë fundjavën në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe të postojë foto jemi mësuar tashmë me presidentin, por ajo që ka tërhequr vëmendjen në foton me familjen është çanta e vajzës së vogël.
Një model Chanel që kushton plot 6640 euro.
Mjafton me një kërkim në faqen e markës së njohur dhe menjëherë do të shfaqet çmimi.