Temperaturat, korriku mbyllet me 40 gradë, por gushti sjell …

Ditët e fundit të korrikut do të sjellin temperatura të larta mbi 40 gradë veçanërisht në zonat e ulta.

 

Ndërsa gushti do të sjellë freski në dy ditët e para, madje edhe reshje shiu lokale. Por meteorologia Adiola Bami thotë se 10 ditët e para të gushtit do të jenë ideale për pushime, pasi sërish temperaturat do të jenë të larta, madje mbi mesataren mujore.

 

“Kemi lajme të mira përsa i përket kushteve atmosferike pasi do të kemi mot të qëndrueshëm dhe me diell në të gjithë territorin shqiptar gjatë këtyre ditëve, por mund të themi që mund të jetë një lajm disi më i keq rritja e temperaturave, pasi do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave duke bërë që gjatë mesit të javës, dita e mërkurë, e enjte dhe dita e premte që është dita e fundit e muajit korrik,

 

do të na sjellin temperatura shumë të larta deri në 40 gradë. Përveç se ditë me diell do të jenë edhe ditë shumë të ngrohta. Dy ditët e para të muajit gusht do të ketë freskim të motit me vranësira, ndërsa 10 ditët e para të muajit gusht do të kemi rritje të temperaturave mbi atë mesataren.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...