Më thuaj shenjën tënde të horoskopit, të të them orën ideale kur duhet të flesh

Ndërkohë që shkenca tregon se një mutacion gjenetik mund të fajësohet për pagjumësinë ose për gjumin e tepërt, duhet të dini se astrologjia luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.

 

Çdo person ka më shumë gjasa të shkojë në shtrat për të fjetur në kohë të ndryshme bazuar në shenjën e tij. Ndaj dhe ne do t’ju ndihmojmë të mësoni se kur është koha më e mirë për të shkuar në shtrat, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit. Supozojmë se keni për t’u zgjuar në orën 7:00 të mëngjesit, kështu që:

 

Dashi mund t’ia dalë me 4 orë gjumë, kështu që mund të shkojë të flejë në orën 2:00-3:00 të mëngjesit.

 

Demi ka nevojë për të paktën 7 orë gjumë, kështu që duhet të flejë që në orën 23:00.

Binjakët kanë nevojë për 6 orë gjumë, kështu që duhet të flenë rreth orë 1:00.

 

Gaforrja ka nevojë për 8 orë gjumë për t’u çlodhur kështu që duhet të flejë në orën 23:00.

Luanit i mjaftojnë 7 orë gjumë, kështu që mund të shkojë të flejë në orën 24:00.

 

Virgjëresha mund të durojë disa ditë me vetëm 3-4 orë gjumë, por do të vijë momenti që do të dorëzohet keq. Gjithsesi fjetja në orën 4:00 është e zakonshme për virgjëreshat.

 

Në mënyrë për të dhënë maksimumin e tyre, Peshoret duhet të flenë në orën 23:00.

 

Akrepi në përgjithësi kanë probleme me gjumin dhe zgjimin në mëngjes. Në mënyrë që të bëjë tetë orë gjumë Akrepi duhet të flejë në orën 22:00.

 

Një Shigjetar duhet të bëjë të paktën gjashtë orë gjumë në natë, që do të thotë se duhet të shkojë në shtrat në orën 1 të mëngjesit.

 

Pa marrë parasysh se kur shkon në shtrat Bricjapi duhet të flejë 7 orë. Kjo do të thotë se nëse një Bricjap duhet të jetë në orën 7 të mëngjesit në punë, ai duhet të flejë në 24:00.

 

Ujori është fizikisht dhe mentalisht më energjik në krahasim me shenjat e tjera të horoskopit, që do të thotë se kjo shenjë mund të flejë rreth orës 3:00 të mëngjesit, të zgjohet në 7 dhe të vazhdojë të kalojë ditën sikur ka bërë gjumë 8 orë.

 

Koha mesatare e Peshqve është 10 orë, që do të thotë se duhet të flenë në orën 21:00.

TE TJERA