Legjenda e repit botëror dëgjon këngët e Luanës (VIDEO)

Nëse kemi thënë Luana Vjollca kemi thënë një nga emrat më në zë në showbizin shqiptar. Prej vitesh Luana po korr suksese me projektet e saj televizive, por krah tyre e kemi parë të jetë e përfshirë edhe në tregun muzikor. Moderatorja sjell herë pas here këngë e bashkëpunime të ndryshme që kthehen në hite e mirëpriten nga publiku.

 

Para dy vitesh Luana solli një super bashkëpunim me Bujar Qamilin të titulluar “M’i dhe fla kë mallit tim”, që na shoqëroi gjatë gjithë verës së 2018, nëpër dasma e makina. Kënga numëron 15 milionë klikime, megjithatë duket se suksesin më të madh e ka arritur së fundmi. Snoopdog ka realizuar ditën e djeshme një video live në Instagram dhe gjejeni pak…është kapur nga fansat duke dëgjuar pikërisht këngën e Luanës dhe Bujarit.

 

Një nga ndjekësit e Luanës ka arritur të kap momentin e papritur i cili është ndarë më pas në Instastory edhe vetë moderatorja.

 

TE TJERA

spot_img